Britani, vrasësi i deputetes Jo Cox dënohet me burgim të përjetshëm

Juria e Gjykatës Qendrore Penale në Londër të mërkurën ka shpallur fajtor Thomas Mair (53) për vrasjen e deputetes britanike Jo Cox (41), në qershor të këtij viti, raporton Anadolu Agency (AA).

Juria shqyrtoi dy orë para se të sjellin vendimin për shpalljen të Mair si fajtor për vrasjen e Cox, e cila mbështeste qëndrimin e Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian.

Kopshtari i papunë u dënua me burgim të përjetshëm për “vrasje brutale, vrasje të motivuar politikisht dhe motiv qyqar” të deputetes Jo Cox.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button