Zaev: Paga minimale do të jetë 16.000 denarë

“Ne do ta rrisim  pagën  minimale në 16.000 denarë deri në fund të mandatit duke e zbatuar atë  për të gjithë të punësuarit, në të gjitha industritë, në të gjitha kompanitë, në të gjitha ndërmarrjet në Maqedoni  dhe do të hapim  spiralen e rritjes  së pagave”, ka premtuar lideri i LSDM-së Zoran Zaev në tubimin e tij të fundit në Aerodrom- Shkup, transmeton Portalb.

Sipas tij, ky Plan garanton një qeveri të përgjegjshme e të drejtë.

“Për të gjithë, paga mesatare do të jetë deri në 30.000 denarë. Në një familje me dy të punësuar, kjo është 1.000 euro. Kjo  është shoqëri e drejtë. Kjo është një shoqëri e cila garanton shpresë. Kompanitë vendore do të ofrojmë  mbështetje financiare prej  140 milionë eurosh  në vend të ndihmës  së  shtetit  nga  2 euro në vit. Kjo do të krijojë vende të reja  pune, jo të  fshihen të  papunësuarit për të ulur  papunësinë. Secili njeri i ri, pas përfundimit të arsimit do të ketë mundësi për të gjetur punë, ose për të vazhduar edukimin, ose për të marrë praksë për tu përfshirë në tregun e punës për të mbetur këtu, në Maqedoni./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button