Pagesat e dhunshme: 20 000 qytetarë të bllokuar!

Vetëm me një veprim, në qoftë se nga 20 mijë qytetarë, sa janë të bllokuar, paguhen nga së paku 10 euro, shteti do të inkasojë 200.000 euro nga pagesa e dhunshme e taksës radiodifuzive. Por, kjo shumë nuk është përfundimtare, nëse kihet parasysh se me llogari të bllokuara u ballafaquan edhe qytetarët që kanë borxh edhe më të madh se 570 denarë. Drejtoria për të hyra publike, me urdhërin e së cilës u realizua ky operacion, thotë se nuk ka asgjë joligjore në pagesën e borxheve. Një pjesë e përmbaruesve e hapin dilemën se a është e lejuar që Drejtoria vetë të vendosë ta bëjë pagesën e dhunshme të borxhit, ndërsa ekspertët thonë se ka shkelje të kushtetutës.

“Kadiu të padit – kadiu të gjykon?“
Sipas rregullativës ligjore, në Maqedoni pagesa e dhunshme mund të realizohet vetëm nëpërmjet gjykatës, në procedurë penale, pastaj nga shteti, për mbledhjen e të dhënave dhe tatimeve dhe nga përmbaruesit te të cilët përfundojnë lëndë e tjera për pagesë të dhunshme. Në rastin e bllokimit të 20.000 llogarive të qytetarëve për shkak të pagesës së dhunshme të taksës radiodifuzive, ekspertët shohin shkelje të të drejtave të garantuara me kushtetutë edhe atë në më tepër raste. 

“Problemi është disanivelësh, por në thelb bëhet fjalë për operacion kundërkushtetues. Fillimisht ne ballafaqohemi me uzurpimin e pushtetit gjyqësor, gjegjësisht në këtë rast kemi situatë kur “Kadiu të padit – kadiu të gjykon”.

Patjetër të ketë një pushtet tjetër të pavarur që i përcakton dhe i realizon sanksionet. Atë që tani e bën DHP-ja është kundërkushtetuese”, thotë profesoresha Mirjana Najçevska dhe shton:
“Vendi ynë është shtet social, që është theksuar edhe në kushtetutë. Kundrejt kësaj kemi shkelje të këtij parimi kushtetues në disa zgjidhje ligjore. Do të thoja se tani, qytetarët me llogari të bllokuara për shkak të taksës radiodifuzive janë të ekspozuar ndaj të ashtuquajturës “robëri për shkak të borxhit”, ndërsa nga ana tjetër dimensioni social nënkupton se nuk guxon të preket te mjetet financiare të njerëzve deri në atë masë sa kjo do t’i çonte njerëzit në kufi të ekzistencës.

Sipas Ligjit për përmbarim, nga përmbarimi përjashtohen disa mjete të caktuara si kompensimet sociale dhe disa lloje të tjera të kompensimeve, të cilat në mënyrë automatike derdhen në llogaritë e qytetarëve dhe tani kemi situatë kur ato para, përsëri në mënyrë kundërkushtetuese bllokohen ose prej tyre paguhet ndonë borxh. Në të njëjtën kohë, sipas Ligjit për përmbarim, nuk guxon të merret, gjegjësisht të mbahet më shumë se një e treta e të ardhuarve, gjë që është në përputhje me dokumentet e ratifikuara dhe të pranuara ndërkombëtare”, vlerëson Najçevska.

Pagesa e dhunshme e taksës radiodifuzive, që tani e realizon DHP-ja, më parë ishte në kompetencë të përmbaruesve.

“Ajo që duhet të dihet për taksën radiodifuzive është se atë e përcakton RTM-ja, themelues i të cilës është Kuvendi i Republikës së Maqedonisë. Ne tani kemi situatë në të cilën organi ekzekutiv dhe ai i autorizuar janë në të njëjtën anë, atë të shtetit? Problem i dytë është ajo se nuk kemi rast tjetër kur pala për vetëveten sjell vendim për pagesë, gjegjësisht, i autorizuari vetë vendos dhe e merr borxhin në mënyrë të dhunshme. Pagesa e dhunshme e taksës radiodifuzive më parë ishte në kompetencë të përmbaruesve dhe kjo ishte, në aspekt juridik, një çështje shumë e ndjeshme. Tani, sipas meje, nuk mund organi që e zbaton përmbarimin të vendosë vetë në dobi të veten. Organi i njëjtë ta sheqt shërbimin, t’i merr paratë për këtë dhe në fund këtë e bën në mënyrë të dhunshme, prandaj konsideroj se ka shkelje të kushtetutës, gjgegjësisht shkelje të parimeve themelore juridike”, thotë përmbaruesi, Gordan Stanoviq.
Poashtu, sipas ekspertëve, me bllokimin e xhiro-llogarisë, goditje më e madhe u është dhënë kategorive të lëndueshme sociale të qytetarëve.

“Sipas Ligjit për qarkulllim pagesor, mund të merren mjetet deri në lartësinë e borxhit, por jo edhe të bllokohet llogaria, dhe ky dimension është kundërkushtetues në pjesën e të drejtës pë pronësi. Problemi është disanivelësh. Këtu është edhe roli i bamkave, të cilat duhet të marrin takse administrative jo më shumë se 50 denarë, e jo siç ndodh tani duke marrë edhe nga një mijë denarë. Për të gjitha këto arsye, mendoj se qytetarët, individualish ose në grup, kanë të drejtë të ngrejnë padi kundër Drejtorisë për të hyra publik, por edhe kundër bankave”, thotë Najçevska.

Nga Drejtoria për të hyra publike onë se nuk ka asgjë kundërligjore në veprimin për pagesë të dhunshme të borxheve.

“Pagesa e dhunshme e taksës radiodifuzive është aktivitet i rregullt i Drejtorisë për të hyra publike. Para se të fillojë me pagesën e dhunshme të borxheve për shkaktë taksës radiodifuzive, Drejtoria për të hyra publike, deri te qytetarët, gjegjësisht të obliguarit për pagesën e kësaj takse dërgon Vërejtje me qëllim që të evitohet procedura pë bllokimin e llogarive të tyre? Në qoftë seq qytetarët edhe pas dorëzimit të vërejtjeve nuk e paguajnë borxhin në afatin e shënjar në vërejtje, Drejtoria për të hyra publike bën pagesën e dhunshme të tij”, sqarojnë nga DHP-ja.

Drejtoria për të hyra publike, sikurse edhe përmbaruesit i ka në dispozicion të gjitha mjetet për pagesë të dhunshme, prej bllokimit të llogarive e deri te konfiskimi dhe shitja e pronës, kur bëhet fjalë për pagesë të borxheve për të dhënat shtetërore, të cilat janë në kompetencë të këtij institucioni. Nga ana tjetër, përmbaruesit nuk kanë kompetencë pë pagesë të dhunshme të të dhënave publike. Nga Oda e përmbaruesve theksojnë se edhe më tej, pjesa më e madhe e strukturës së lëndëve për pagesë të dhunshme kanë të bëjne me pagesat ndaj ndërmarrjeve komunale dhe kompanive të telekomunikimit. Kështu, pothuajse 40% e lëndëve për përmbarim janë me vlerë deri në 100 euro ndërsa 50% e lëndëve janë me vlerë prej 100 deri në 10.000 euro. Mu te lëndët  që konsiderohen si “të imëta” gjenden borxhet ndaj ndërmarrjeve publike, për rrymë, ujë dhe shërbime të tjera komunale, si dhe ato të kompanive të telekomunikimit.

Aneta Dodevska, Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button