Makeup artistja akuzon Kylie Jenner se po vijon “t’i vjedhë” punën

Jo të gjithë janë entuziastë për koleksionet e reja që Kylie Cosmetics’s ka prezantuar për festat e fundvitit. Dhe në fakt, jo vetëm për ato. Një artiste make up-i, me bazë në Los Angeles, Vlada Haggerty, ka postuar së fundi në Instagramin e saj dy foto: një foto nga brand-i i famshëm i yllit amerikan Kylie Jenner dhe një foto të sajën, shkruan RevistaClass.

Të dyja fotografitë kanë një vizatim të ngjashëm – gishta të lyer me gold, të cilët mbulojnë sytë e modeles, dhe buzë të kuqe. Ngjashmëria është mjaft e dukshme. “Akoma nuk je “frymëzuar” mjaftueshëm nga unë?” Haggerty e ka me Kylie-s duke sqaruar se fotoja e saj (majtas) është publikuar muaj më parë – ndërsa tjetra (djathtas) ajo e fushatës së re të Kylie Cosmetics.

Fansat e yllit të reality-së duken skeptikë nga kjo deklaratë dhe këto akuza. Disa thonë se kompania e saj (Haggerty), nëse do të ishte origjinalja, duket të kishte emrin e saj, ndërsa të tjerë mendojnë se kjo ide mund të jetë thjeshtë një koicidencë.

Por për të gjithë ata Vlada ka një përgjigje.

Siç vëren Haggerty, kjo nuk është hera e parë që ajo ka vënë në dukje ngjashmëritë midis logove të saj dhe të markës së Kylie-t. Instagrami i Vlada-s është i mbushur me foto të buzëve dhe të produkteve që ajo ka promovuar. Ajo pohon se datat e postimeve mund ta vërtetojnë mjaft mirë kujt i përkasin logot: “Nëse do të vizitoni faqen time më poshtë, do të shikoni kur janë postuar fotot origjinale dhe pastaj do të kuptoni kush është “frymëzuar”, – shkruan Vlada në një imazh ku janë postuar buzët si të Kylie-t.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button