Ish funksionarë paralajmërojnë rrezik nga çintegrimi i BE-së

Ish presidentët e Polonisë dhe Komisionit Evropian, Aleksandar Kvashnjevski dhe Romani Prodi dhe ish komisari evropian Franc Fishler në Vjenë paralajmëruan rrezik nga çintegrimi  i Bashkimit Evropian.

“Pasojat nga çintegrimi janë të frikshme. Kjo në zhvillim mund të na kthejë të paktën 40 vite pas”, theksoi Fishler.

Ai tha se dukshëm është se presidenti i ri i SHBA-së Donald Tramp do ta realizojë paralajmërimin e tij për “më pak ndërkombëtari” në tregti dhe politikë, duke treguar në Bregzitin.

Ai thotë se në interes të Evropës është uniteti dhe bashkimi.

Prodi dhe Kvashnjevski u shprehën për Evropën si “shtet federal”, duke i refuzuar qëllimet e populistëve dhe djathtistëve që të bëjnë “Evropë të shteteve kombëtare”.

“Nëse në botë duam zë të fuqishëm, atëherë duhet të bëhemi shtet federal”, theksoi Prodi dhe shtoi se në të kundërtën, Evropa mund të jetë e parëndësishme në botë dhe gjithnjë e më tepër periferike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button