Rreth 70.000 irakinë i kanë braktisur shtëpitë e tyre nga fillimi i operacionit në Mosul

Pothuajse 70.000 persona i kanë braktisur shtëpitë e tyre, pasi më 17 tetor filloi operacioni për çlirimin e qytetit irakian Mosul nga grupi xhihadist Shteti Islamik, kumtoi Shërbimi i KB-së për koordinim të çështjeve  humanitare.

Sipas të dhënave të Shërbimit, për një javë nga data 14 deri më 20 nëntor numri i njerëzve të shpërngulur është rritur për 14.000 duke arritur 68.550 persona. Shtatëdhjetë e tetë për qind e banorëve të Mosulit të cilët kanë ikur nga përleshjet  kanë gjetur strehim në kampe, ndërsa të tjerët në vende tjera.

Organizata ndërkombëtare për migrim theksoi se nga 18 nëntori mbi 8.300 irakianë i kanë braktisur shtëpitë e tyre.

Hulumtimet më të reja tregojnë se SHI ka përdorur armë kimike në Irak dhe Siri të paktën 71 herë nga viti 2014.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button