Ky është kirurgu plastik që po ridizenjon bashkëshorten e tij!

Një kirurg plastik e ka bërë bashkëshorten e tij si të re pas lindjes së dy fëmijëve. 47-vjeçari Phillip Craft, i cili ka një klinikë private në Majemi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, thotë se i ka dhënë gruas së tij, 43-vjeçares Anna, trupin perfekt falë ndërhyrjeve që i ka bërë përgjatë viteve.

Gjatë martesës së saj 21-vjeçare me Phillip, kjo grua ka bërë operacion gjoksin, të pasmet, belin dhe barkun, pa përmendur edhe shumë ndërhyrje të tjera të vogla. Edhe pse fillimisht nuk e pranoi kërkesën e burrit të saj për operacione plastike, ajo ndryshoi mendje kur i ndryshoi edhe trupi pas lindjes së dy djemve, shkruan Top Cannel.

“Burri im adhuron që të ridizenjojë makinat e tij dhe mobiljet, por më shumë adhuron të më ridizenjojë mua. Unë jam reklama më e mirë e aftësive të tij si kirurg plastik”, shprehet Anna.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button