Si ta bëni partnerin ta ndjejë mungesën tuaj

Sot po ju ofrojmë disa këshilla si ta bëni që partnerit tuaj t’i mungoni, pa marrë parasysh se a jeni me të për një kohë të gjatë ose doni ta ktheni përsëri në krahët tuaja.

Nëse jeni në lidhje:

Nëse e keni atë ndjenjën se shkëndija në lidhjen tuaj po shuhet ngadalë, mos u merakosni. Kjo gjë u ndodh shumë çifteve me kalimin e kohës nëse nuk punojnë për lidhjen e tyre. Për ta përmirësuar gjendjen tuaj ja se çfarë duhet të bëni.

  • Tregoni se si ju ka kaluar dita. Tregoni atij se po kënaqeni pa të. Ai dëshiron të jetë pjesë e jetës suaj dhe dëshiron që ai t’ju bëjë të lumtur, prandaj do të mundohet në mënyra të ndryshme ta rifitojë vëmendjen tuaj.
  • Mos jini gjithmonë në dispozicion për të. Kur t’ju dërgojë mesazh, mos i ktheni përgjigje menjëherë (normalisht nëse nuk është diçka me rëndësi që kërkon reagim të menjëhershëm). Lëreni le të mendojë se çfarë është duke ndodhur. Kjo gjë do ta shtyejë të interesohet më shumë për ju.
  • Ofroni atij një natë plot pasion. Mundohuni që ta rizgjoni fantazinë tuaj dhe mundësoni atij një natë të paharueshme të cilën do ta mbajë mend tërë jetën.
  • Injorojeni. Nëse partneri juaj sillet me ju ftohtë, edhe ju bëjeni të njejtën. Silluni sikur jeni shumë e zënë për të folur me të. Lëreni që ai tu afrohet.

Nëse nuk jeni më bashkë:

Nëse tani më nuk jeni në lidhje dhe dëshironi që t’i mundoni, atëherë duhet të luani një lojë ndryshe.

  • Dukuni sa më bukur. Rregulli i parë për t’i munguar ish të dashurit është të dukeni sa më mirë edhe kur jeni pa të. Nëse e dini se ku do të ndodhet, shkoni edhe ju atje dhe mundohuni të dukeni sa më bukur të jetë e mundshme.
  • Shfaquni me dikë tjetër. Nëse e dini se në ndonjë vend publik do të jetë edhe ish i dashuri juaj, shfaquni atje me ndonjë mashkull tjetër. Kjo gjë do ta bëjë që t’i kujtohet se sa në fakt i mungoni.
  • Silluni mirë. Kur ta takoni të dashurin tuaj të mëparshëm, silluni shumë mirë me të, sikur e njihni që moti e jo si një ish të dashur.
  • Jini të lumtura pa të. Mos e tregoni mërzinë tuaj, nuk do t’i mungoni nëse jeni e tillë. Nuk dëshironi që t’i vijë keq për ju. Tregojni atij se jeni e lumtur edhe pa të.
  • Mbajeni parfemin e tij të preferuar. Nëse doni t’i mungoni, vëndojeni parfemin e tij të preferuar, ajo do ta kujtojë në momentet tuaja të bukura.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button