Bëje Besën grusht të fortë…

Jemi sëmurë qëllimisht, vetvetiu i kemi ngjitur vetes viruse të ndryshme që na bënin dëm, e që zgjatnin jo më shumë së 20 ditë para zgjedhjeve.

Gjithmonë kërkonim rehabilitim, gjithmonë kërkonim zgjidhje për viruset dashakeqe që ne iu ngjiteshim atyre, por asnjëher këto viruse të na ngjiten neve.

Tani kërkojmë shërim, jo vetëm shërim të thjesht e sipërfaqsor, kërkojmë shërim trupor nga virusat nacionaliste e retorikat qesharake që të bënin të qeshësh me lot.

Më e keqja e gjithë atyre virusave të fëlliqura ishte që shërimin në 15 vitet e kaluara nuk e gjenim dot, jo që nuk arrinim ta gjenim por ai nuk ekzistonte fare.

Le ti themi mjaft atyre fjalimeve qesharake si “ky I del grykës t’topit para”, si dhe retorika bastarde e freskët fare “UÇK UÇK UÇK”.

Të gjithë 15 vitet ishin me këtë retorikë, të gjithë këto vite fshiheshin pas nacionalizmit kurse para armikut përballeshin me frikë, kapelën poshtë për komandantët e vertët, por jo edhe për kriminelët e zgjuar.

Tani le ti ofrojmë vetes shërim, dhe ky shërim nga këto viruse të fëlliqura është duke na trokitur në derë, neve nuk na ngelet tjetër pos që ti hapim derën dhe ti ofrojm mirëseardhje shërimit tonë.

Shërimi nuk të  jep tjetër gjë pos forcë dhe kurajo që të besh Besën grusht të fortë e t’i thyesh turinjtë e të pabesëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button