Astrologjia e dashurisë: Zbuloni shkallën e xhelosisë të shenjës suaj

Çfarë mendoni, sa është xheloz shenja juaj dhe si kjo karakteristikë ndikon në jetën tuaj të dashurisë? Sipas astrologjisë, Akrepi dhe Gaforrja janë të parët në listë për xhelozi, ndërsa Ujori është në fund fare. Çfarë mendoni ju?

Dashi

Njerëzit e kësaj shenje janë xhelozë të tepërt, larg asaj që mund ta quajmë si normale. Por, në këtë mënyrë ata ia shfaqin interesimin partnerit të tyre. Janë pasionantë në dashuri dhe prandaj kanë edhe shumë ndërprejrje të xhelozisë.

Demi

Xhelozia e përmbajtur është karakteristika e kësaj shenje, por ata nuk duan ta ndjenjë këtë gjë sepse e kanë shumë të ashpër. Demi dëshiron lidhje të qëndrueshme në të cilën nuk do të ketë hapësirë për xhelozi. Sidoqoftë, ndonjëherë ndodh që xhelozia i sundon dhe shpejt kalojnë në kategorinë e xhelozëve mbi mesataren.

Binjakët

Nuk janë xhelozë të tepërt, sepse edhe vetë dëshirojnë të flirtojnë dhe të jenë në qendër të vëmendjes. Si arsye e xhelozisë nuk e quajnë shikimin e partnerit ndaj njerëzve të tjerë, e as të vetin ndaj gjinisë së kundërt. Por,kur ndodh që t’i pushtojë ndjenja e xhelozisë, dinë të bëhen të mërzitshëm me pyetje dhe komente.

Gaforrja

Gaforret janë shumë xhelozë. Gjenden në vendin e dytë, menjëherë pas Akrepit të cilët janë më të këqinjtë. Gaforret kërkojnë shumë nga lidhja, por gjithashtu janë edhe besnikë. U pëlqen të bëjnë dramë dhe të ekzagjerojnë dhe prandaj dinë edhe të mendojnë se janë të përfshirë në lidhje të keqe, edhe pse realisht kjo mund të mos jetë e vërtetë.

Luani

Pjesëtarët e kësaj shenje kanë probleme me dozën e madhe të xhelozisë, por mundohen ta fshehin në çdo mënyrë të mundshme sepse njëkohësisht kanë edhe probleme me egon. Megjithatë, njerëzit të cilët i njohin mirë menjëherë mund ta vërejnë një karakteristikë të tillë tek ata. Xhelozia e tyre ndonjëherë mund të mos ketë edhe aq kuptim, gjë që mund të konsiderohet edhe veprim i mprehtë.

Virgjëresha

Virgjëreshat janë pak xheloze, sepse janë shumë besnike dhe besojnë se edhe partneri i tyre është i tillë. Por, nëse dyshojnë në ndonjë gjë, në mënyrë të veçantë do t’i kushtojnë vëmendje detajeve të sjelljes së partnerit të tyre, me qëllim që t’i vendosin bashkë të gjitha pjesët e misterit.

Peshorja

Sipas sasisë së xhelozisë, në krahasim me shenjat e tjera, Peshoret janë mu në mes. Ata nuk janë as shumë dhe as pak xhelozë. Madje edhe në këtë aspekt të jetës janë të pa vendosur.

Akrepi

Shenja më xheloze e zodiakut është Akrepi, dhe arsyeja dhendet në mënyrën se si e shohin botën ata. Për shkak se dyshojnë në çdo gjë, shpesh herë janë edhe xhelozë. Pjesëtarët e kësaj shenje, ashtu siç dinë edhe vetë të shkëlqenë me bukurinë e tyre, do të kenë problem nëse partneri i tyre e bën të njejtën gjë. Do të ishin shumë të lumtur po të jenë në lidhje me ndonjë person i cili është i gatshëm tu jepet i tëri.

Shigjetari

Shigjetarët rrallë herë i kapën xhelozia, sepse edhe vetë kanë probleme me besimin. Gjithashtu, janë shumë aktivë dhe të shoqërueshëm, e prandaj nuk kanë as kohë as dëshirë të nervozohen me diçka të tillë. Për ata, një lidhje e qëndrueshme dhe e përkryer është ajo prej së cilës mund të çlirohen ndonjëherë për të flirtuar dhe të mos mbajnë përgjegjësi për të.

Bricjapi

Tek Bricjapi ekziston një dozë e vogël e xhelozisë, madje as që vërehet. Pjesëtarët e kësaj shenje qëndrojnë me këmbët në tokë duke dashur lidhje të qëndrueshme prandaj edhe kanë besim, njëlloj si Virgjëresha. Kjo do të thotë se plotësisht i besojnë partnerit të tyre, sepse edhe vetë janë persona të besimit.

Ujori

Ujori është shenja më pak xheloze e zodiakut. Ata aq rrallë i kaplon xhelozia saqë ndonjëherë partnerët e tyre dyshojnë se a janë të dashuruar. Për Ujorin sikur çdo gjë është e rrafshtë. Janë të pasigurtë në vetvete dhe prandaj ndodh të lirojnë në lidhjet para martesore.

Peshqit

Pjesëtarët e kësaj shenje janë mesatarisht xhelozë, më shumë se Demi dhe Peshorja, por më pak se Akrepi, Gaforrja, Dashi dhe Luani. Janë të prirur ndaj lidhjeve të gjata dhe të qëndrueshme dhe nervozohen jashtë mase kur diçka do t’ua prishë këtë koncept. Janë të sinqertë, dhe prandaj kanë tendencë që kur bëhen xhelozë të thonë edhe gjëra që s’i mendojnë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button