Dimovski: Në pjesën lindore të Maqedonisë 480 milionë euro për rrugë

Bartësi i listës së kandidatëve në NJZ 3 Ilija Dimovski qëndroi në rrugën rajonale Burilçevë – fshati Argulicë, ku ekipe të NP Rrugët e Maqedonisë punojnë në asfaltimin e saj, shkruan MIA.

Kjo rrugë është në gjatësi prej 3,5 kilometra dhe në të janë investuar 23 milionë denarë nga NP për Rrugë shtetërore dhe Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

“Në programin e ri të partisë në pushtet një pjesë e madhe e investimeve janë deidkuar për ndërtimin e infrastrukturës rrugore në pjesën lindore të shtetit. për këtë dedikim janë planifikuar 480 milionë euro”, tha Dimovski.

Ai i përmendi kryerjen e autostradës Shkup – Shtip, rrugën eksprese Veles – Kadrifakovë, si dhe Rankovc – Kriva Pallankë, Shtip – Koçani dhe Shtip – Radovish, të cilat si rrugë eksprese do të fillojnë të ndërtohen në fillim të vitit 2017.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button