DAP, 200 mijë qytetarë ti paraqesin tatimet deri më 15 mars

 

Deri më 15 mars, rreth 200 mijë qytetarë e kanë për obligim të paraqesin të hyrat shtesë që i kanë marrë gjatë vitit paraprak (2013).

Kështu tha Vesna Novakoviq, nga sektori për marrëdhënie me opinion në Drejtorinë e të hyrave publike (DAP).

‘Vitin e kaluar janë paraqitur rreth 175 mijë, këtë vit presim që ky numër të jet 200 mijë. Deri më tani kanë arritur rreth 23 mijë e 500 tatime vjetore nga të cilat 120 janë derguar në formë elektronike, me anë të sisitemit E-tatime, ku tani më janë regjistruar 10 mijë e 600 shfrytëzues të cilët tatimin e tyre vjetor do ta paraqesin në formë elektronike’ tha Novakoviq.

Tatimin duhet ta paraqes çdo qytetarë që gjatë vitit 2013 ka realizuar të hyra shtesë nga rroga dhe pensioni.

Personat të cilët nuk e realizojnë këtë obligim deri më 15 mars gjobiten prej 500-1000 euro./Portalb

 

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button