Teuta Bekteshi- Ajeti, mjekja nga Kumanova që u dekorua për veprimtari kombëtare (FOTO)

Medalja Presidenciale e Meritave dje u është ndarë 118 personaliteteve, veprimtarë të çështjes kombëtare, nga ana e Presidentit të Republikës së Kosovës.

Në mesin e personaliteteve që kanë kontribuar në këtë drejtim është gjetur edhe mjekja Teuta Bekteshi- Ajeti nga Kumanova.

“Akti i Dekorimit nga Presidenti i Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi me Medalje Presidenciale për Meritë, bazuar në kontribut dhe veprimtari kombëtare është një nder për mua. Veprimtaria ime kombëtare nga vitet 1978 e këtej, burgosjet e një pasnjëshme, vetëmohimi dhe sakrificat nuk e kanë ndalur dhe as dobësuar angazhimin tim, të shoqeve dhe shokëve të mi për kauzën e drejt të popullit tim për liri dhe të drejtës për të vendosur vet për fatin e tij në trojet e veta etnike. Falënderoj presidentin e Republikës së Kosovës për dekoratën e dhënë”, tha për Portalb mjekja Bekteshi- Ajeti.

Zonja Teuta Bekteshi- Ajeti në Kumanovë dhe më gjerë shquhet edhe me kontributin e saj në fushën e shëndetësisë dhe është një shembull i gjallë i qëndresës së femrës shqiptare./Portalb

15174474_10157722601860587_228430989_n

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button