Anulohet seanca gjyqësore kundër Zoran Zaev

(E plotësuar) Seanca është anuluar pasi që asnjëri prej dy avokatëve të Zaevit nuk u paraqit në gjykatë, edhe pse vet Zaevi ishte prezent në gjykatë. Avokatët Filip Medarski dhe Jakim Naumov kanë njoftuar paraprakisht gjykatën se pë shkak gjendjes jo të mirë shëndetësor nuk do të jenë të gatshëm të paraqiten në seancë.

Dy anulimet paraprake ishin për shkak të udhëtimeve zyrtare të Zaevit dhe njëherë për shkak të mungesës së avokatëve të tij.

………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………….

Në Gjykatën Penale në Shkup, sot duhet të vazhdojë seanca e procesit gjyqësor “Ryshfeti” në të cilin është i akuzuar lideri i LSDM-së dhe kryetari i Komunës së Strumicës, Zoran Zaev, njofton Portalb.

Sipas Prokurorisë, Zaev ngarkohet se si kryetar i Komunës së Strumicës, nga biznesmeni i Strumicës, Ivan Nikollov-Saçevliev ka kërkuar ryshfet prej 163.924 euro, gjegjësisht për dy euro për 1 metër katror për një vend ndërtimor në Strumicë, për të cilin biznesmeni ka qenë i interesuar ta privatizojë.

Lideri i LSDM-së, thotë se gjatë gjithë kohës ka qenë i vetëdijshëm se biznesmeni ka tentuar ta kurdisë atë, dhe për këtë shkak kundër tij ka ngritur padi penale.

Seanca e fundit duhej të mbahet më 22 shtator, por është anuluar dhe është ricaktuar për sot pasi që, Zaev, ishte në udhëtim zyrtar në Tiranë të Shqipërisë, në seancën e Këshillit Parlamentar të Këshillit të Evropës të BE-së.

Gjykatëse e lëndës është Dijana Gruevska-Ilievska, e cila në fillim të tetorit ishte emëruar për zëvendës të kryetarit të Gjykatës Themelore Shkupi 1, Vlladimir Pançevski, në vend të Ivica Stevanovskit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button