Ahmeti: Dëshmorët, themeli mbi të cilët ndërtojmë ardhmërinë

Lideri i BDI-së dhe ish-komandanti i UÇK-së, Ali Ahmeti në përvjetorin e luftimeve në Tanushë dhe rënies së Muzafer Xhaferit më 2011, ka thënë se patjetër duhet të kujtohen heronjtë e kombit pasi gjaku i tyre është themeli mbi të cilin ne sot ndërtojmë ardhmërinë.

“Me këtë rast, në këtë përvjetor unë do të doja të kujtojmë me ndershmërinë më të madhe t’I kujtojmë, të respektojmë të gjithë ata trima, që nga Kumanova e gjithë Karadaku, Tetova e Shkupi, Gostivari e Struga sepse gjaku i tyre është themeli mbi të cilin ne sot ndërtojmë ardhmërinë”, deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së në Akademinë përkujtimore mbrëmë në Shkup në shenjë nderimi nga rënia e dëshmorit Muzafer Xhaferi në Tanushë.

Më 16 shkurt 2001 forcat speciale maqedonase sulmuan fshatin Tanushë dhe në këtë betejë të ashpër bie Dëshmori i parë i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare Muzafer Xhaferi. Muzafer Veli Xhaferi, lindi me 1 prill 1980 në fshatin e lavdisë dhe të krenarisë Kombëtare, në Tanushën e Shkupit.

Lajme të ngjashme

Back to top button