Thirrje për realizimin e ideve të biznesit në Gazi Babë

Personat e interesuar të fillojnë biznes deri në fund të muajit mund të dorëzojnë paraqitje deri te shërbimi i ndërmarrësit për të rinj (SHNR) biznes inkubatorë, ku do të bëjnë trajnim dhe do të marrin ndihmë për përpunimin e biznes planit.

Për tre biznes planet më të mira komuna e Gazi Babës siguron hapësira afariste falas në biznes inkubatorin dhe shlyerjen e harxhimeve komunale në gjashtë muajt e parë të fillimit me punë. “Komuna e Gazi Babës për këtë vit sipas programit për zhvillim ekonomik lokal planifikon ta vazhdojë projektin që veçmë njëherë në bashkëpunim me SHNR inkubatorin e realizonte për përkrahje të të gjithë atyre personave të cilët dëshirojnë të fillojnë biznesin e tyre. Dëshirojmë të gjithë qytetarëve të cilët duan të fillojnë biznes t’ju ndihmojmë më lehtë ta realizojnë”, deklaroi kryetari i komunës së Gazi Babës Toni Trajkovski, i cili sot qëndronte në hapësirat e biunes  inkubatorëve.

Ai u bëri thirrje të gjithë të interesuarve t’i shfrytëzojnë mundësitë e projektit dhe ndihmës që e ofron Komuna. Gabriela Kostovska Bogoevska nga SHNR inkubatori i biznesit informon se trajnimin që e zbaton në Biznes Inkubatorin, është organizuar në tre grupe.

Adrian Marijanoviq, pronar i firmës “Shtëpia studio kreative” e cila ka filluar të punojë në SHNR inkubatorin e biznesit me përkrahje të komunës së Gazi Babës, vlerësoi se ndihmën që e ka marrë i ka ndihmuar për realizimin e idesë së tij të biznesit. 

Lajme të ngjashme

Back to top button