Interesim i madh i qytetarëve për tu verifikuar në Listën Zgjedhore

Një numër i madh i qytetarëve ankohen se nuk mund të verifikojnë nëse emir i tyre gjendet në listën zgjedhore, pasi që kjo mundësi mbrëmë u bë e mundur në këtë link.

Nga komisioni shtetërorë zgjedhorë thonë se sistemi po funksionon normalisht po se gjatë ditës mund të ndodhë që nga numri I madh I kërkuesve të ngadalësohet funksionimi i sistemit dhe është e nevojshme të provohet disa herë.

Lista zgjedhore është publikuar mbrëmë ndërsa në të figurojnë 787 mijë e 350 qytetarë.

Deri më 7 mars qytetarët do të duhet të verifikojnë nëse janë në këtë listë zgjedhore apo jo.

Lajme të ngjashme

Back to top button