Punëtorët e “Jugohromit” do të bllokojnë udhëkryqe në Shkup

Punëtorët e Jugohromit do të protestojnë sërish ditën e enjte, pasi Qeveria nuk ka përmbushur tre kërkesat e tyre që kanë të bëjnë me tërheqjen e vendimit për mbylljen e Jugohromit, kompensimin e tyre deri në rihapjen e kombinatit dhe ndërtimin e sistemit të filtrave, njofton Alsat-M.
Ndryshe nga java e kaluar protesta e së enjtes do të zhvendoset në Shkup ku do të bllokohen udhëkryqi për para kompleksit të gjykatave.

“Më datë 24.11 në ora 12 do të mbajmë protestë me bllokadë të udhëkryqit tek kompleksi i Gjykatave në Shkup. Protesta do të mbahet deri në orën 13 më pas do të marshojmë drejt Inspektoratit të ministrisë së Ambientit , meqë ata duhej ta tërhiqnin vendimin”, tha Bajram Amiti, kryetar i Sindikatës së punëtorëve të Jugohromit.

Kreu i Lidhjes së Sindikatës së punëtorëve këmbëngul se kombinati metalurgjik nuk është ndotësi kryesor i Pollogut.

LEXO: U mbyll fabrika “Jugohrom” deri në mesnatë do të fikë furrat

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button