Prokuroria Themelore Publike me Komision do t’i vëzhgojë zgjedhjet e 11 dhjetorit

Prokuroria Themelore Publike (PTHP), njoftoi se do të vazhdojë puna e Komisionit për vëzhgimin e parregullsive zgjedhore, e cila është formuar nga ana e prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë në mars të vitit 2016, transmeton Portalb.

Nga PTHP, thonë se formimi i Komisionit nga Prokurorisë është në drejtim të mbrojtjes nga krimi ose veprimeve kundërligjore gjatë procesit zgjedhor.

“Me Komisionin do të udhëheqë prokurori publik i Republikës së Maqedonisë, ndërkaq anëtarët e Komisionit janë katër prokurorë të lartë nga Prokuroria Themelore dhe një prokuror nga Prokuroria Themelore Publike e Shkupit. Të njëjtët janë të obliguar që ta ndjekin procesin zgjedhor dhe pas saj, për të gjitha ngjarjet për të cilat vlerësojnë se japin indikacione për kryerjen eventuale të parregullsive zgjedhore të japin njoftim për veprim urgjent nga ana e Prokurorive”, njoftojnë nga PTHP. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button