KEMM: Sikur asnjëherë më parë, është e nevojshme të ketë raportim etik për zgjedhjet

Në fillimin e fushatës  zgjedhore, Këshilli për Etikë në Mediat e Maqedonisë apelon për përgjegjësi të plotë profesionale në gazetari, promovim të procesit participativ dhe për qasje kontinuitive deri te informatat relevante dhe të besueshme, njofton Portalb.

Në apelin e KEMM, qëndron se mediat nuk duhet të lejojnë që të manipulohen nga politikanët dhe nga aktorët e tjerë në procesin politik zgjedhor, pasi që ajo do të thotë dëmtim i drejtpërdrejtë ndaj publikut dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.

Nga Këshilli, vlerësojnë se është e nevojshme balancim dhe raportim korrekt që opinionit t’i mundësohet t’i kuptojë proceset politike dhe të merr pjesë në to. Raportimi etik dhe korrekt, shtojnë nga KEMM, është e nevojshme sikur asnjëherë më parë.

KEM, gjithashtu i përkujton mediat, në Kartën për raportim etik të zgjedhjeve, të cilën e shkruajtën shumica e mediave në vend. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button