Mposhtet Krasniqi (VIDEO)

Bokseri 18-vjeçar shqiptar, Qëndrim Krasniqi është mposhtur nga bokseri serb, Anando Agoviç pas një nokdauni në raundin e parë të meçit, shkruan gazeta Koha.

Edhe pse u fut me vetëbesim në këtë duel, duke u ngjitur në ring me këngën “Kuq e Zi” të Elvana Gjatës, Qëndrim Krasniqi nuk arriti t’i bëjë ballë serbit Agoviç. Bokseri nga qyteti Priboj i Serbisë arriti ta rrëzoj dy herë brenda vetëm një minuti e gjysmë vëllain e Haxhi Krasniqit. Meçi i zhvilluar në Unterschleißheim të Gjermanisë, ishte i vlefshëm për kategorinë e mesme të boksit profesionist. Ndeshja u ndoq live nga një numër i konsiderueshëm i shikuesve, derisa në ulëset e para qëndronte edhe vëllai i Qëndrimit, Haxhiu.

Ai e transmetoi duelin drejtpërdrejtë edhe në faqen e tij në Facebook, por shumë nga tifozët e tij mbetën të zhgënjyer nga paraqitja e Qëndrimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button