Tahiri demanton Gjuriq-in: Kosova pronare e +383, jo Serbia

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se Serbia do të mbetet pronari i vetëm i prefiksit +383 që do të përdorët si hyrje për Kosovën, por një gjë të tillë e ka demantuar ministrja për Dialog e Kosovës, Edita Tahiri.

“Serbia mbetet pronar i vetëm i numrit të telefonit. Vetëm Serbia është e regjistruar si pronare e numrave të telefonit +381 dhe +383”, pohoi Gjuriq në një intervistë për RTS.

Por, për këtë deklaratë ka reaguar Tahiri, duke thënë se marrëveshja për kodin shtetëror të vetmin pronar e përcakton Kosovën.

Tahiri në një prononcim për zeri.info pohoi se Kosova do të menaxhoj kodin e ri dhe se më 15 dhjetor ITU do të ndaj këtë kod Kosovës.

“ Marrëveshja për kodin shtetëror për Kosovës e bënë të qartë se është pronë e shtetit të Kosovës dhe ITU ia ndanë kodin direkt Kosovës dhe Austria ka aplikuar në emër të Kosovës. Kosova do ta menaxhoj këtë kod, siç bëjnë secili shtet në botë. Po ashtu dua t’ju them se edhe në marrëveshjen për telekomin krejt qartë thuhet se Kosova vendos për të realizuar anët teknike të kodit sepse më 15 dhjetor ja ndan Kosovës kodin”, ka thënë Tahiri.

Ajo tutje shton se pastaj vijon një proces praktik dhe një periudhë për shuarjen e tri kodeve ekzistuese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button