Lista Srpska paralajmëron se zgjedhjet mbahen në mars të vitit 2017

Deputeti i Listës Serbe Nenad Rashiq, është shprehur i bindur se zgjedhjet e parakohshme do të mbahen në muajin mars të vitit 2017.

Ai në një intervistë për lajmi.net flet për rëndësinë që ka reforma zgjedhore e iniciuar nga presidenti Thaçi, ndonëse e vlerëson si shumë të vonuar nismën e tillë.

“Besoj shumë se zgjedhjet do te ketë. Dhe ato do të mbahen në fillim të vitit tjetër, pra në muajin mars të vitit 2017. Të gjithë po e thonë se zgjedhje do të ketë dhe është i vetmi kryeministri Mustafa që insiston se zgjedhjet do të mbahen në vitin 2018 dhe jo më herët”, është shprehur Rashiq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button