NEWBORN me pamje të re

Punimet rreth ndryshimit të pamjes së obeliskut të Pavarësisë së Kosovës, kanë përfunduar të dielën në orët e pasdites. Ai tash është i veshur me ngjyra ushtarake.

Qytetarët veç kanë filluar të shkojnë pranë tij për të nxjerrë ndonjë fotografi.

Ndryshe, kjo është pamja e tretë me radhë që po e merr NEWBORN. Në fillim ishte krijuar me ngjyrën e verdhë, ndërsa në pesë vjetorin e pavarësisë u ngjyrosë me flamujt e shteteve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Tani, në gjashtë vjetorin e pavarësisë së Kosovës dhe në 15 vjetorin ë çlirimit të vendit, ka uniformat ushtarake të vitit 1999.

Për ndryshimin e pamjes së obeliskut që dy vite me radhë vendos Fisnik Ismaili, ideatori dhe realizuesi i tij.

NEWBORN simbolizon lindjen e shtetit të Kosovës dhe u vendos para Pallatit të Rinisë më 17 shkurt të vitit 2008. /KosovaPress/

Lajme të ngjashme

Back to top button