Mitrovicë: Protestë për drejtësi për Astrit Deharin

Disa qindra qytetarë në Mitrovicë i janë bashkuar sot marshit protestues për të kërkuar, siç është thënë, drejtësi për vdekjen e Astrit Deharit, transmeton REL.

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, vdiq në rrethana të pasqaruara në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, më 5 nëntor.

Marshi protestues në Mitrovicë është organizuar nga shoqëria civile me moton: “Mitrovica kërkon drejtësi për Astritin!” dhe nisi në ora 12 nga sheshi te Xhamia “Isa Beg”.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha, gjatë ditës së djeshme, pas pranimit të raportit të autopsisë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore për të ndjerin Dehari, ka thënë se të gjitha provat dhe ekzaminimet e kryera gjatë procesit hetimor demonstrojnë që Astrit Dehari ka bërë vetëvrasje.

Por, “Lëvizja “Vetëvendosje”, përmes një komunikate për media, e ka quajtur raportin e autopsisë jokredibil.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button