Protesta masive në Korenë Jugore, kërkojnë dorëheqjen e presidentes

Qindra mijë protestues sot dolën nëpër rrugët e Seulit, për të katërtën herë me radhë për katër javë, duke kërkuar dorëheqje nga presidentja e Koresë Jugore, Park Guen-he për shkak të involvimit në skandal korruptues.

Në protestat e javëve të kaluara kanë marrë pjesë një milionë njerëz nga mbarë vendi, ndërsa vetëm në Seul, sipas organizatorit ka pasur rreth 500.000 demonstrues.

Skandali shpërtheu kur mikja dhe bashkëpunëtorja e Parkut, Coi Su-sil është arrestuar për shkak të mashtrimit dhe keqpërdorimit të pozitës zyrtare. AJo është akuzuar se ka ndikuar tek Parku që t’i bind kompanitë industriale që të investojnë në fonde të dyshimta, ndërsa të hollat i ka shfrytëzuar për nevoja personale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button