Braziliani William në testime te Shkëndija

Derisa skuadra e Shkëndijës po bëhet gati për ndeshjen  nesërmen që duhet të luajë ndaj ekipit të Makedonija Gj.P. në Shkup, në kampin kuqezi ka disa ditë që po stërvitet braziliani William Gabriel Ignacio. Futbollisti 25 vjeçar, momentalisht është pjesë e skuadrës Bonsucesso, që luan në një ligë shumë të ulët në brazil “Carioca 1”, por që te Shkëndija po testohet nëse do të përbush kushtet për të qenë pjesë e mbrojtjes tetovare.

Nëse hulumtojmë për karrierën e William nuk do të gjejmë emra të  klubeve me famë, pasi që pothuajse në çdo vit ka ndërruar skuadër në kategoritë e ulëta të ligave braziliane.

2012 – Santacruzense, 2013 – Portuguesa Santista, 2014 – Nacional – SP, 2015 – Fernandópolis dhe në vitin 2016 është bërë pjesë e Bonsucesso me të cilët ka luajtur në 6 ndeshje dhe ka gjithsej 528 minuta të luajtura.

Sigurisht se ditëve në vazhdim do të mësohet nëse William do të jetë i dobishëm për ekipin dhe se a do të mbetet i veshur me fanellën kuqezi.

Përndryshe në gjithë në radhët e Shkëndijës janë koncentruar për ndeshjen e nesërme ndaj Makedonija Gj.P, ku edhe pse nikoqirët janë poshtë në tabelë, tetovarët shikojnë me respekt ndaj kundërshtarit, duke paralajmëruar se do të japin maksimumin. Stafi teknik nuk do të ketë në shërbim Ardian Cuculin e pezulluar dhe Viktor Juffon e lënduar. Pas pauzës për shkak të lëndimit në ndeshjen me Bregallnicën, në kombinim kthehet mbrojtësi Mevlan Murati.  Përballja Makedonija Gj.P.-Shkëndija luhet të dielën në Shkup, me fillim në orën 13:00./Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button