MPB-ja merr masa disiplinore kundër 36 të punësuarve

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë javës së kaluar, pas procedurës së zbatuar disiplinorë, solli vendime kundër 36 të punësuarve për shkak të kundërvajtjeve të kryera gjatë punës.

Siç kumtoi sot MPB, 23 të punësuarve u është shqiptuar masa “dënim në të holla”, ndërsa katër të punësuarve masa “ndalesë e procedurës”, gjashtë të punësuarve u janë shqiptuar masa “paralajmërim me shkrim”, dy të tjerëve masa “riemërim një shkallë më ulët” dhe një të punësuari I është shqiptuar masa “anulim kushtëzues i kontratës së punës”.

Lajme të ngjashme

Back to top button