Gjërat të cilat nuk duhet të ketë vend në lidhjen tuaj

Ka diçka magjike tek lidhjet. Diçka që ndryshon tek secili person kur ata gjejnë dikënd të cilin me të vërtetë e duan. Fjala është për një cilësi mistike që vjen së bashku me dashurinë dhe forcën për ta mbrojtur këtë person, ndonjëherë edhe në dobi tuajën. Të gjithë e dimë se çfarë pritet prej nesh në lidhje, sepse gjithmonë flitet për këtë, por a e dini se cilat janë ato gjëra të cilat personi i dashur nuk duhet t’ua bëjë? Shihni…

1.Nuk duhet t’ju bëjë të ndjeheni të pasigurtë, por duhet t’ua largojë të gjitha pasiguritë që i keni pasur

E kuptoni se keni gjetur personin e duhur kur të gjitha mangësitë tuaja kthehen në gjërat më të preferuara për të. E dini se jeni me personin e gabuar kur fshiheni prej tij dhe promovoni fantazi.

2.Nuk duhet ai të bëhet e gjithë jeta juaj, duhet t’ju ofrojë perspektivë të re për ekzistencën

Personi që dashuroni duhet ta mbushë jetën tuaj dhe jo të kthehet në rezultatin final. Kur jeni në ndonjë lidhje të shëndoshë, mendimi i tyre do t’ju shtyjë të provoni gjëra të reja, e jo të kaloni 24/7 me të.

3.Nuk duhet t’ju bëjë paranoikë, por duhet t’ju bëjë të sigurt në vetvete

Xhelozia është një shenjë se ekziston pasiguri në lidhje. Njëlloj si rëra e lëvizshme, ajo do t’ju tërheqë poshtë dhe do ta shkatërrojë lidhjen tuaj madje edhe para se të kuptoni se ku keni shkelur.

4.Nuk duhet t’i zavendësojë shoqet tuaja, duhet t’i pranojë ato

Lidhja juaj romantike nuk duhet assesi t’i zavendësojë të gjitha lidhjet e mëparshme, por duhet të shtojë dinamikë në to. Personi i duhur do ta përmbushë grupin, në vend që t’ju largojë prej tyre.

5.Nuk duhet të jetë perfekte, duhet t’ju sfidojë

Përderisa gjithçka shkon në mënyrë perfekte, atëherë të dytë e gënjeni njëri tjetrin. Kur është e komplikuar dhe ju përsëri doni të punoni në rregullimin e lidhjes suaj atëherë jo vetëm që jeni të sinqertë, por edhe jeni pjesë e diçkaje të vërtetë.

6.Nuk duhet të jetë zgjedhja juaj e vetme e lumturisë, duhet të jetë njëri ndër zgjedhjet tuaja

Lidhjet e mira e kanë një balanc. Duhet të keni gjëra të cilat ju bëjnë të lumtura dhe t’ju përmbushin edhe jashta lidhjes. Dhe poashtu, kjo lidhje duhet të jetë njëra ndër këto gjërat.

7.Nuk duhet të jetë për ju ose për atë, duhet të jetë për diçka më të madhe

Të dytë i keni momentet tuaja. Ndonjëherë ju do të jeni qendra e vëmendjes dhe ndonjëherë ai. Por, mos harroni se dashuria juaj është më e madhe dhe se edhe ju vetë jeni person më i mirë falë saj

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button