Stacioni filtrues i ujit në Tetovë nuk do të ndërtohet as në fund të vitit (VIDEO)

Edhe pse kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi kishte dhënë premtim se uji nëpër çezmat e qytetarëve do të mbërrijë në fund të vitit, një gjë e tillë nuk do të ndodhë, raporton Portalb.mk.

Në këtë takimin e sotëm që pati Teuta Arifi me ambasadorin e BE-së Samuel Zhogar dhe ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës u konstatua që komuna e Tetovës është një nga shfrytëzuesit më aktiv të fondeve zhvillimore evropiane duke u fokusuar në veçanti në realizimin e projektit të stacionit për pastrim dhe filtrim të ujërave të zeza dhe rrjetin e kanalizimit të qytetit, projekt ky i cili ka vlerën prej 30 milion euro dhe do të realizohet vitin e ardhshëm me financim të fondeve të BE .

LEXO: #Përgjegjësi është sigurimi i ujit të pijshëm për tetovarët

Gjatë takimit u bisedua mbi sfidat dhe mundësitë që sjell procesi i decentralizimit dhe përkrahjen të cilën e ofron BE për realizimin e suksesshëm të këtij procesi në Republikën e Maqedonisë.

Kryetarja Arifi, falënderoi ambasadorët për përkrahjen e dhënë ndaj qytetit të Tetovës ndërsa ambasadorët Zbogar dhe Karansa u zotuan që do të vazhdojnë të ndihmojnë projektet me të cilat komuna e Tetovës aplikon për fonde evropiane me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës së qytetit dhe ngritjen e cilësisë së jetesës së qytetarëve të Tetovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button