Partia Besa dhe vlera e fjalës Besë

Edhe pse s’jam anëtar i asnjë partie politike, po sonte në fb. më ra në sy konventa e partisë së re, Besa, e cila për së pari herë do tē garojë në zgjedhjet parlamentare për deputetë e pushtet, më 11 dhjetor 2016.

Poashtu më ra në vesh dhe muzika perceptuese, shumë e bukur me frymë folklorike shpirtërore, sa të gëzonte, po aq edhe të pikëllonte, sa të mbushte me frymë, po aq të zbraste frymën, t’ju them të drejtën për shpirtin tim artistik m’u duk shumë tërheqëse, më bënte sikur zëri i sharkisë dhe i lodrës më shumë bënin përshëndetje sesa më ftonin në konventë. Pra, më shumë më dukej shpirtetore e ndërgjegjshme sesa fizike e luftarake. Në moment u shtanga, ashtu në heshtje, më shkoi mendja te balada jonë e shkëlqyer: “Kostadini dhe Doruntina”, te novela e bukur e Kadaresë “Kush e solli Doruntinën”. Trishtova, trishtova për fjalën e rëndë “Besa” të kësaj partie. Përshpërita, si është e mundur partitë politike të pagëzohen me këtë fjalë të rëndë e me shumë peshë për shqiptarët?! Duke e ditur se Besa është ajo vlerë shpirtërore për të cilën është shkruar shumë. Duke e ditur se Besa origjinën apo themelet e saja janë të lindura nga institucionet juridike-politike shqiptare. Besa është ajo fjalë e rëndë sa që të vdekurit i ngre nga varri, por edhe të gjallët i çon drej tij. Prandaj kujdes ju të partisë së Besës, për shkak se pushteti i Gruevskave dhe Aliave është shumë i vogël në krahasim me Pushtetin e Madhërishëm të Besës Shqiptare! Urime e suksese së bashku me partitë tjera simotra, opozitare!

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button