Fshehtësia e ministres Çitaku

Të gjithë e kujtojnë të ftohtin e 17 shkurtit 2008. Rrezet e diellit të ditës më të shënuar në historinë e kosovarëve nuk kishin arritur që atë ditë të ngrisin temperaturat.

Tensionin në Kosovë, e kishte ngritur megjithatë akti që do të ndodhte pikërisht në atë ditë.

Vlora Çitaku, tash ministre e Integrimeve, ka qenë zyrtarja në krye të ekipit që po organizonte ceremoninë që do të shënonte bërjen e shtetit.

Dita më e madhe e kosovarëve po përcillej edhe nga misteri. Zyrtarët kosovarë në koordinim me ndërkombëtarët kishin vendosur që gjithçka të ishte e fshehtë. Secili vendim nuk duhej të paralajmërohej. E gjitha për shkak të sigurisë. I ftohti dhe sekretet janë dy elementët që i kujtohen Çitakut tash gjashtë vjet pas asaj dite.

“Bënte acar i madh, por tensioni ndihej në atmosferë që disa ditë më parë. Unë isha edhe më e tendosur sepse e dija një sekret që nuk mund ta ndaja me askënd. As me familjarët më të afërt”, ka thënë Çitaku. /Tribuna/

Lajme të ngjashme

Back to top button