15 ditë afat për Pançevskin ta rrënojë ndërtimin pa leje
Komuna Qendër në Shkup i ka dhënë afat 15 ditor kryetarit të Gjykatës Themelore Shkupi 1, Vlladimir Pançevski për ta rrënuar ndërtimin dykatësh në qendër të Shkupit, që sipas kësaj komune është ndërtim pa leje.
Avokati i familjes Pançevski ka thënë se nuk e komenton këtë afat për ndërtimin në qendër të Shkupit.
Më herët Pançevski kishte kërkuar dëmshpërblim prej 50 mijë eurosh për harxhimet e prishjes së objektit.