Rusi, 3 vjeç maestro i shahut (VIDEO)
![](https://i1.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2016/11/Osipov-640x427.jpg?fit=640%2C427&ssl=1)
I ftohtë, përllogaritës, i përqendruar dhe aspak i frikësuar që gjendej përballë kampionit të botës në shah, Anatoly Karpov. Dhe është vetëm 3 vjeç, Misha Osipov, por sfida – për të – e shekullit zhvillohet para projektorëve dhe para të gjitha telekamerave të programit televiziv të Kanalit të Parë rus, “Лучше всех!” (Më mirë nga të gjithë!).
Misha është aq i zoti sa për ta vënë në vështirësi Carin e shahut, i cili në fund i propozon që takimi të mbyllet në mënyrë të barabartë. Por i vogli nuk pranoi, është i bindur se mund t’ia dalë. Kështu, pasi humbi për mungesë të kohës, reagon duke qarë për të gjetur ngushëllimin mes krahëve të mamasë së tij. Me sedër si një lojtar i madh shahu, Misha, por nuk duhet harruar që është vetëm një fëmijë 3 vjeç.