Vetëvendosje fajin për mosmbajtjen e seancës për Deharin ia lë Kuvendit dhe Qeverisë

Dështuan sërish që të thërrasin një seancë të jashtëzakonshme, në të cilën do të debatohej rasti i vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit.

Ani se këtë të mërkurë, nënshkrimin e tërhoqi deputeti ashkali Danush Ademi, fajin për këtë, deputetët e lëvizjes Vetëvendosje po e hedhin tek krerët e kuvendit e qeverisë, që njëherit janë edhe kryetar të partive në pushtet, njofton Klan Kosova.

Kryedeputeti Glauk Konjufca, thotë se këtë e tregon edhe orkestrimi, që sipas tij, u bë të martën para mbledhjes së kryesisë së kuvendit.

E këtë thotë se po e bëjnë ata që nuk e duan të vërtetën e vdekjes së Deharit.

E arsyetimet e deputetëve që tërhoqën nënshkrimin, po konsiderohen banale, ndërsa, Bislim Zogaj i PDK-së akuzohet se ka gënjyer me deklarata pas tërheqjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button