Ali Ahmeti me porosi deri te partitë opozitare: O Bujar ku i kanë platformat politike?

“Orientimet dhe platformat e tyre janë se si të shajnë dhe si të zezojnë Bashkimin Demokratik për Integrim”, kështu është është shprehur kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, përpara qytetarëve të Komunës së Çairit në tubimin partiak, duke adresuar kritika deri te partitë opozitare shqiptare për, siç thotë ai, sharjet dhe ofendimet që i bëhen partisë së tij, raporton Portalb.mk.

“Po vëzhgoj po dëgjoj, oponentë politik sepse nuk mund të jem indiferent pasi s’më lënë rahat këto të sektorit të propagandës të BDI-së, që  të jem në rrjedhë të zhvillimeve, prononcimeve, sepse e kam porositur Bujarin si pjesë e propagandës dhe analitikes, që të  më përcjellë mua se çfarë oferta rrjedhin dhe vijnë nga të tjerët të cilët duan të provohen dhe të dalin në mejdan më 11 dhjetor. Bujari sirtarët e mi i ka mbushur plot e përplot nga partitë dhe iniciativat e tjera me sharje . I them o Bujar, më sjellë platforma politike, oferta, se cilat janë ata, përgjigja e Bujarit thotë s’ka”, rrëfen Ali Ahmeti duke shtuar, se, i dhimbsen disa liderë politik se në çfarë niveli kanë rënë duke sharë.

“Do të isha shumë i lumtur si burrë sikur të na shanin dhe të na tregonin me gisht se çfarë s’kemi bërë mirë ose çfarë s’kemi arritur ta bëjmë, vërtetë po ju them, pavarësisht këtyre iniciativave dhe oponentëve, BDI, ka shumë energji dhe kuadro, BDI, është në gjendje që edhe një perandori ta rrëzojë, e jo më të triumfojë në këtë vend e në këto hapësira. Do të gëzohesha sikur të ishin më të zot, më të përgatitur se sa BDI-ja. Nuk mund të përgatitesh kuadro brenda 1 muaji apo 1 viti, BDI, është investim kombëtar. 15 vite në kontinuitet ka investuar për ngritjen, ka edhe dobësi, por nuk kemi hezituar që ato dobësitë tona t’i përmirësojmë”, përfundoi Ahmeti. /Portalb.mk

Lajme të ngjashme

Komentet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button