20 mijë nënshkrime në një ditë për ligjin e ushtarëve të UÇK

Rreth 20 mijë persona vetëm  për një ditë kanë dhënë firmën e tyre në kuadër të peticionit të ish ushtarëve të UÇK-së në Konfliktin 2001 në Maqedoni, në punktin në Çarshi të vjetër të Shkupit.

‘Vetëm të shtunën kemi arritur të grumbullojmë rreth 20 mijë nënshkrime, edhe shpresojmë se nëse vazhdohet kështu do të ketë më shumë se 100 mijë. Interesant është fakti se nuk po nënshkruhen vetëm shqiptarët por edhe etnitetet tjera’ thonë aktivistë, në Çarshi të vjetër.

Nxjerrja e ligjit për ish ushtarët e UÇK-se, të jetë kusht për pranimin e Maqedonisë në NATO, është subjekti i organizmit të një peticioni nga LDSHM-ja dhe OVL-ja, drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-së, Andres Fogh Rasmussen, ambasadorit të SHBA-së në Maqedoni, Pol Ëolers dhe mbasadorit të BE-së, Aivo Orav.

Nëpërmjet nënshkrimeve të peticionit, LDSHM-ja deri te Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, shtron këto kërkesa:

Në cilësi të garantueses së Marrëveshjes së Ohrit NATO t’i bëjë trysni dhe rekomandim të prerë qeverisë së Maqedonisë që të përmbushë obligimin e marrë nga Marrëveshja e Ohrit për nxjerrjen e një ligji unik për ish-ushtarët e të dyja palëve të përfshira në konflikt me të drejta dhe privilegje të barabarta për të dyja palët e përfshira në konflikt; 

Në cilësi të garantueses së paqes, NATO ta përfshijë nxjerrjen e këtij ligji si kusht të padiskutueshëm për aderimin e Republikës së Maqedonisë në anëtarsin e NATO-së. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button