Karakteristikat e mashkullit ideal

Një anketë e ‘Match.com’ ka treguar, sipas mendimeve të disa mijëra përdorueseve (femra) të kësaj faqe për njoftime se si duhet të duket profili i një mashkulli të ashtuquajtur “të përkryer”, ani pse përsosja nuk ekziston, ose duhet kërkuar në mesin e dhjetëra të përzgjedhurve duke ua marrë cilësitë dhe tiparet më të veçanta që kanë!

Gratë më në fund janë deklaruar – mashkulli i përkryer duhet të ketë sens humori si ‘një britanez’, të jetë romantik si ‘një francez’ dhe të vishet si ‘një italian’, (të gjitha këto tipare të ngjizura në një shqiptar emocional, konstatim yni, nën trysnin e sensit sarkazmit.

Nga të pyeturat është kërkuar që çdo dëshirë karakteristike që do të cekin ta ilustrojnë edhe me tiparin që është karakteristik për disa nacionalitete në Europë.

Kështu që kemi mësuar se mashkulli i përkryer duhet të jetë argëtues si p.sh. një britanez, romantik si një francez, kurse i zjarrtë si një spanjoll.

Me ‘para’ duhet të jetë i shkathët si një gjerman, kurse i shëndetshëm si një suedez.

Dhe më në fund, pamja. Duhet, kanë thënë zonjat, të vishet si një italian.

Disa hulumtime të mëhershme kanë treguar se gratë, logjikisht nuk presin të njëjtën gjë nga mashkulli si ato që kanë 20, 30 apo të tjerat që kanë më shumë vite.

Kështu ato të moshës 18 deri 24-vjeçare dëshirojnë që të argëtohen mirë dhe për këtë më shumë u intereson që mashkulli të jetë i natyrës shpirtërore (mendjemprehtë) dhe “gjithnjë i gatshëm për aksion”. Të kenë shije të njëjtë për muzikën, të lexojnë të njëjtat libra, të pëlqejnë filmat e njëjtë.

Ato të moshës nga 25 deri 34-vjeçare, përparësi u japin meshkujve ambicioz dhe që punojnë me zell në karrierën e tyre, kurse për gratë mes 35 dhe 44-vjeçare është me rëndësi që mashkulli të jetë më i moshuar se ato, madje së paku për pesë vite.

Kur mbushin 45 vite kërkojnë meshkuj më të ri, kurse zonjat me moshë mbi 55 vite duan zotëri “seksualisht kompatibël”.

“Është plotësisht e natyrshme se, ashtu siç ndërron mosha ndërron edhe “shija ynë seksuale”, thotë psikologjia, dr. Sesilija Felice.

“Përderisa janë të reja, gratë kërkojnë ‘material të mirë gjenetik’, por ashtu siç kalon koha, këto ‘atribute sipërfaqësore’ janë më pak të vlefshme. Kështu gratë e reja duan të bëhen të rëndësishme, të shëtisin me meshkuj që iu pëlqejnë edhe shoqeve të tyre. Ato mbi 25-vjeçare fillojnë të shohin më larg në horizont, por edhe më tutje mund “të thyhen” në bukuri dhe sharmë”, thotë psikologjia.

Ajo ka spjeguar edhe faktin se pse gratë e moshës 35 deri 44 vjeçare dashurojnë meshkuj më të moshuar – sepse këto janë vite kur duam sigurinë që e sjellë përvoja, konstaton ajo. Gjithashtu, meshkujt më të moshuar mund të jenë edhe materialisht më stabil, të realizueshëm në punët e tyre, ashtu që u ka mbetur vetëm të kënaqet p.sh. me partneren e tij.

Nëse mashkullin e tillë nuk e kanë gjetur deri në moshën 45 vjeqare, gratë, six ka treguar hulumtimi, do të fillojnë të mendojnë për meshkuj më të ri.

“Në këtë moshë gratë janë me plot vetëbesim, më agresive, të gatshme të eksperimentojnë dhe pranojnë rrezikun permanent. Nuk turpërohen të kërkojnë kënaqësi. Kur i kalojnë të 54-tat i eksiton inteligjenca, humori dhe vlerat e përbashkëta, por edhe seksi i mirë”, përfundon dr. Sesilija Felice

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button