Pro bukurisë natyrale, dy këngëtaret shqiptare pozojnë ujë e sapun (FOTO)

Kemi parë shpesh herë vajza të showbiz-it shqiptar, që përveç anës së tyre seksi, nuk kanë hezituar të shfaqin në rrjetet sociale, aty ku mijëra njerëz i ndjekin, edhe foto kur janë të sapozgjuara, apo pa asnjë shenjë make up-i.

Këtë herë radhën për të dhënë një mësim “ujë e sapun” e kanë dy këngëtaret e njohura, Jonida Maliqi dhe Ingrit Gjoni. Ndërkohë që Jonida ka shkrepur një foto gjatë trajtimit të lëkurës, Ingriti duket se e ka memorizuar një moment para gjumit, shkruan Class.

Me siguri që foto të tilla shkaktojnë komente të ndryshme nga ndjekësit, pasi janë të pakta herët që personazhe të njohura postojnë foto të kësaj natyre. Megjithatë ka edhe nga ata që i përgëzojnë kur ato pozojnë, jashtë dritave e aparatëve të showbiz-it.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button