Ushtria Turke do të punësojë mbi 30 mijë persona

Pas largimeve nga Ushtria Turke (TSK), në kuadër të hetimeve për organizatën terroriste FETO, TSK ka vendosur të marrë 30.159 persona në punë në bazë të nevojave të saj, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve që gazetari i AA ka siguruar nga Ministria Turke e Mbrojtjes, mësohet se puna për marrjen e personelit të ri, është duke vazhduar me ritme të shpejta.

Në këtë kuadër është menduar të hapen programe të reja për mundësimin e transferimit të studentëve nga universitetet në vitet e para, dyta dhe të treta të shkollave ushtarake, ndërsa nxënës nga shkollat e larta për në shkollën e lartë të oficerëve.

Në këtë kuadër, TSK parashikon marrjen në punë të 1.322 oficerëve, 3.547 nënoficerë, 7.159 ushtarë profesionistë dhe 11.907 ushtarë profesionistë me pagesë. Krahas këtyre punësimeve në shkollën ushtarake parashikohet që të pranohen 3.491 studentëve, ndërsa në shkollën e lartë 1.811 studentë.

Ndërkohë 411 nënoficerë do të marrin gradën e oficerit, dhe 511 ushtarë profesionistë do të marrin gradën e nënoficerit. Në total TSK planifikon që deri në fund të këtij viti të punësojë 30.159 persona.

Kërkesa të shumta për forcat speciale 

Ndërkohë Ministria e Mbrojtjes ka hapur procedurat për marrjen e personelit edhe tek forcat speciale, të cilat për herë të parë bëhen përmes kësaj ministrie.

Personat aplikues që të pranohen duhet që të kenë marrë të paktën 50 pikë nga provimi i pranimit të personelit të shtetit. Ndërkohë në aplikime është shfaqur një interes i lartë. Në procesin e aplikimit që pritet të zgjasë deri në fund të muajit dhe që është hapur më 1 nëntor, deri më tani mbi 17 mijë persona kanë bërë aplikimin e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button