Majlinda Kelmendi fiton një tjetër çmim të madh (FOTO)

Pas medaljes së artë olimpike në ‘Rio 2016’, Kosova është shpërblyer nga Asociacioni i Komiteteve Olimpike Kombëtare (ANOC) me çmimin për Depërtimin më të Mirë të Komitetit Olimpik. Lajmi është konfirmuar nga trajneri Driton Kuka, përmes një postimi në rrjetin e tij social në Facebook.

“Sonte Kosova merr shpërblimin më të madh në histori si ‘Breakthrough National Olympic Comittee’ të Lojërave Olimpike duke iu falënderuar medaljes së artë të Majlindës në Rio ’16!”, ka shkruar Driton Kuka në Facebook.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button