Pas 7 vjedhjeve, qentë roje i zëvendëson me dema (FOTO)

Pronari i një kompanie që merret me pjesët e këmbimit të makinave të dorës së dytë i ka zëvendësuar dy qentë e tij, me dy dema pas pësimit të.

Pronari i një kompanie që merret me pjesët e këmbimit të makinave të dorës së dytë i ka zëvendësuar dy qentë e tij, me dy dema pas pësimit të shtatë vjedhjeve verën e kaluar. Kjo ndodhi në Spanjë: Emilio Cervero i lodhur nga grabitjet, vendosi të marrë dy dema “Bravos”, një racë që përdoret për luftime që të mbante larg hajdutët.

Hajdutët nuk është se shkaktojnë dëme të mëdha, përveçse marrin goma apo pasqyra makinash, por pronari thotë se përsëritja e këtij akti ka shqetësuar fqinjët dhe për më tepër, sa herë që ata futen në pronën e tij, i dëmtojnë gardhin. Cervero thotë se pas marrjes së dy dema luftarake, është kurioz që të shohë nëse hajdutët do të përpiqen përsëri për tu futur pronën e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button