Të rriturit fëmijë dhe fëmijët aktorë të njomë

 

Kur fëmijtë shqiptarë mësuan për ISIS-in? Kur mësuan t’i barazojnë gratë me shami me ISIS-in? Kur mësuan të frikësohen prej shamisë, ku deshe apo nuk deshe në trojet shqiptare shamia nuk është gjë e huaj, mbase as gjetke. Patjetër ta kesh ndonjë të afërme me shami. Po sikur nusja e dajës të jetë me shami, vallë a do t’i bojkotojnë edhe dajtë? Si ndihen këta fëmijë kur i shohin disa arsimtare që vishen me asi lloj veshje, që me asnjë normë pedagogjike nuk përputhet?

Lexojeni se çfarë shkruan në kodin etik të mësëmdhënësve kur është fjala për veshjen: “Veshja e mësimdhënësve dhe stafi profesional duhet të jetë e pastër, modeste, e rregulluar dhe e madhësisë të përshtatshme. Veshja e femrave nuk duhet të jetë e ngushtë dhe e shkurtër, e papërshtatshme për të zbuluar ndonjë pjesë të trupit, në mënyrë që të mos ndikojë negativisht në vëmendjen e nxënësve”.

Përpos që shkruan se “veshja e femrave nuk duhet të jetë e ngushtë dhe e shkurtër”, askund nuk shkruan se arsimtares i ndalohet shamia. Madje liria e shfaqjes së besimit fetar është e garantuar edhe me kushtetutë. Habitem se si nuk u përjashtua asnjë arsimtare për shkak të veshjes së ngushtë dhe të shkurtër, kur dihet se të tilla nuk janë pak.

Lakuriqësia në këtë kohë është e keqja që besimtarë, laikë e pabesimtarë pajtohen, ngaqë pasojat e saja janë të dukshme. Ndërsa, ata që duan të shohin pjesë të ndjeshme në trupat e grave të huaja, Zoti ia dhëntë hakun në të dyja botërat!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button