“Tifozët Kuq e Zi” bojkotojnë kombëtaren

Humbja e fundit kundër Izraelit ka sjellë krisje serioze tek mbështetësit e kombëtares së futbollit, jo aq për rezultatin sesa për organizimin e saj nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe organet e sigurisë së shtetit shqiptar, transmeton Top Channel.

Grupimi më i njohur dhe më efikas i seleksionit kombëtar, “Tifozët Kuq e Zi” kanë zgjedhur një mënyrë ekstreme për të protestuar ndaj asaj që ata e quajnë sjellje terrorizuese të policisë në jo vetëm një rast.

Grupimi kuqezi do të mbështesë kombëtaren vetëm në sfidat jashtë vendit të kualifikueseve të Botërorit.

“Ajo që ndodhi në ndeshjen Shqipëri-Izrael, nuk kishte të bënte asgjë me lojën e bukur të futbollit. Atë ditë, tifozët shqiptarë prezent në stadium (dhe jo vetëm) ishin viktimë e terrorit shtetëror. Andaj, përshkrimi apo prezantimi i çfarëdo fakti, nuk mund ta përshkruan terrorin që tifozët shqiptarë përjetuan nga policia e shtetit shqiptar. Ne jemi tifozë, që e duamë këtë Kombëtare dhe këtë Shqipëri. Për arsyen e lartcekur, Tifozët Kuq e Zi, janë të detyruar të marrin vendim për bojkotimin e të gjitha ndeshjeve të radhës brenda, përfshirë këtu edhe ndeshjen me Lihtenshtajnin. Kombëtaren do ta përcjellim vetëm në transferta, atje ku na respektojnë. Me këtë rast, ftojmë policinë e shtetit shqiptar, që të pajisur me kallashnikovë dhe me armë tjera, të bëjë tifozin në tribunë”, thuhet në deklaratën e tifo-grupit.

Në pritje të një vendimi të dytë, duket se sfida e radhës në shtëpi, ajo kundër Lihtenshtejnit vitin tjetër, rrezikon ta gjejë kombëtaren pa përkrahjen e zjarrtë, me të cilën është mësuar të luajë sidomos vitet e fundit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button