Adelina Berisha kundër operacioneve plastike

Njëra ndër këngëtaret më të përfolura në skenën tona, Adelina Berisha, për Tribuna ka treguar se është kundër operacioneve plastike, ani pse kohëve të fundit janë shumë ‘in’ në estradën tonë.

Ajo madje ka premtuar se asnjëherë nuk do të bëjë ndonjë ndërhyrje kirurgjike.

Edhe pse pëlqen të duket bukur dhe i kushton rëndësi të madhe paraqitjes skenike, këngëtarja Adelina Berisha nuk është pro trendit të operacioneve plastike. Ajo ka bërë të ditur se një gjë të tillë nuk do ta bënte kurrë, duke e cilësuar një gjë të tillë si mëkat.

“Jam kundër operacioneve plastike nuk më pëlqejnë aspak. E jo vetëm mua por shumë njerëz mendojnë kështu. Bile edhe nëse meshkujt i pyet shumica thonë që natyralen e preferojnë më shumë. E normal që unë mendoj ta kem dikë në jetën time e jo vetëm të dukem bukur. Pastaj pse të ndërrosh diçka që të ka falë zoti. Unë besoj shumë dhe jam e bindur se diçka e tillë është mëkat. Do të vdesim një ditë e do të japim llogari për çdo gjë”, ka thënë këngëtarja duke premtuar se ajo asnjëherë nuk do të ndryshojë pamjen e saj. / Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button