PSP mund të hapë edhe një lëndë përpara zgjedhjeve?

Prokurorja speciale, Katica Janeva, e cila sot ka marrë pjesë në debatin shkencor në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”, nuk e ka hedhur poshtë mundësinë që para zgjedhjeve të hapet edhe ndonjë lëndë e cila do të del nga materialet e përgjimeve të paligjshme, njofton Portalb.

Ajo në pyetje të gazetarëve nuk ka deklaruar saktësisht se a do të ketë, por megjithatë as nuk e ka hedhur poshtë këtë të fundit.

Deri më tani, PSP, ka ngritur dy akuza, njëra për një të punësuar në DSK, ndërkaq të dytën për ish kryeministrin Nikolla Gruevski dhe ish ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski të cilët ngarkohen për nxitje të dhunës në protestat përpara Komunës Qendër në vitin 2013. Përveç tyre, edhe tre persona tjerë akuzohen për veprën e njëjtë, ndërkaq 9 persona ngarkohen se kanë kryer dhunë.

Këto raste po punohen me procedurë të shkurtuar dhe për këto vepra është e paraparë dënim me parë ose dënim me burg me lartësi maksimale prej 5 vjetëve.

PSP, tani për tani po punon në lëndët të cilët i ka publikuar në opinion “Tortura”, “Titanik”, “Transportues”, “TNT”, “Fortesa”, “Arka”, “Toplik” dhe “Tenderët”. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button