E pyesin Zvërlevskin, pse nuk jep dorëheqje? Ja si përgjigjet

 

Studentët e Fakultetit Juridik “Justiniani i Parë” i Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, prokurorit publik shtetëror, Marko Zvërlevski, i parashtruan disa pyetje. Në ngjarje, përveç Zvërlevskit, mysafirë ishin edhe prokurorja speciale, Katica Janeva, prokurorja, Lidija Raiçeviq-Vukova dhe profesori i të drejtës penale, Nikolla Tupançeski, transmeton Portalb.

Studentët të gjithë e pyetën se a duhet që ai të jep dorëheqje morale.

“Të gjithë e dimë se pse u formua Prokuroria Speciale, pasi që Prokuroria Themelore nuk ka vepruar për lëndët nga përgjimet? A vlerësoni se duhej të paktën të jepnit dorëheqje morale”, e pyeti prokurorin Zvërlevski një studente, njofton NOVATV.

“Ajo që se ne nuk punojmë në këto lëndë për të cilat kanë pasur interes partitë politike nuk është e saktë. Ne kemi tjera lëndë në të cilat punojmë. Prokurorët tanë punojnë në raste të cilat kanë lidhje me terrorizëm, tregti me njerëz, drogë  dhe ngjashëm. Prokurorët tanë shkojnë me jelekë anti-plumb në punë. Ndërkaq, për përgjimet hapëm 35 lëndë.  Dhe konstatoj se ajo ka qenë gabim. Pasi që nuk mundesh në bazë të diçkaje të paligjshme të formosh lëndë. Më vjen mirë që është themeluar PSP-ja dhe ne do ta përkrahim në punën e saj dhe do ta ndihmojmë kur duhet”, u përgjigj Zvërlevski.

Ai tani shtoi se nëse shteti nuk është i kënaqur nga puna e tij, të njëjtin mund ta ndërrojë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button