Deklaratë e spinuar e Sheqerinskës

[Recension: Sheqerinska e dëshpëruar nga zgjedhja e amerikanëve – Humbja e Klintonit do të thotë edhe humbje e Sorosit]

Ky është një tekst i motivuar politikisht dhe i spinuar, i cili nuk ka sqarim dhe vërtetim për tezat që i ofron. Qëllimi i tij është ta shtrembërojë deklaratën e zëvendës-kryetares së LSDM-së, Radmilla Sheqerinska, që e ka dhënë me rastin e zgjedhjes së Donald Trampit për kryetar të SHBA-ve, dhe ajo, gjegjësisht partia e saj, me çdo kusht të vendoset në korelacion me Sorosin.

shekjerinska-razocharana-od-izborot-na-amerikancite-porazot-na-klinton-znachi-i-poraz-na-soros-zurnal-netLinku deri te artikulli origjinalSheqerinska e dëshpëruar nga zgjedhja e amerikanëve – Humbja e Klintonit do të thotë edhe humbje e Sorosit

Data dhe koha e publikimit: 09.11.2016

Data e recensionit: 15.11.2016

Recensues: Аna Anastasovska

SHUMË PYETJE, ASNJË PËRGJIGJE

Titulli i tekstit menjëherë hap shumë çështje, për të cilat më poshtë në tekst nuk janë dhënë përgjigje. Deklarata e Sheqerinskës është shfrytëzuar me qëllim që të spinohet dhe të krijohet pasqyrë e gabuar për të në publik.

Nuk mund të them se si grua nuk jam dëshpëruar që në Shtëpinë e Bardhë nuk hyri një kryetare-grua, mirëpo ky është vullneti demokratik i qytetarëve, siç do të jetë më 11 dhjetor në Maqedoni, deklaroi nënkryetarja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska, nga hoteli “Aleksandar Pallas”, ku ambasada amerikane organizon mbrëmje zgjedhore.

Sheqerinska, nga aspekti femëror, qartë tregon se është dëshpëruar që nuk ka fituar gruaja në zgjedhje dhe potencon se rezultati i zgjedhjeve ka qenë vullneti demokratik i qytetarëve. Ajo nuk thotë asgjë konkrete në lidhje me kandidatët Donald Tramp dhe Hillari Klinton.

Mirëpo, deklarata e saj interpretohet në mënyrë paushalle dhe keqpërdoret që të lidhet LSDM-ja me Sorosin.

Sipas të gjitha gjasave, dëshpërim më i mahd për Sheqerinskën është ajo se humbja e Hillari Klintonit në fakt do të thotë edhe humbje për financuesin e saj më të madh SOROS-in. E Sorosi është pushtet paralel i LSDM-së që nga viti 1994-95, që ka instalime dhe kuadro në LSDM, më parë e udhëhequr nga Fërçkoski dhe Gjyner Ismaili, e tani në krye me Radmilla Sheqerinskën. 

Fjala e parë, “sipas të gjitha gjasave” qartë tregon se bëhet fjalë për supozime dhe bindje personale. Nuk ka dëshmi dhe argumente për lidhshmërinë e Hillarit me Sorosin, e as për lidhshmërinë e LSDM-së dhe të Sheqerinskës me Sorosin. Gjithçka është vetëm spin dhe tentim për t’i bindur lexuesit se Sorosin e financon LSDM-në.

Këtu nuk janë ofruar përgjigje në disa pyetje. E para, cila është lidhshmëria e Klintonit me Sorosin, ku janë dëshmitë për lidhshmërinë financiar të Sheqerinskës me Sorosin.

Kjo humbje e Sorosit në SHBA do të ketë reperkusione edhe në Maqedoni, prandaj Sheqerinska është e dëshpëruar.

Pse do të ketë reperkusione? Përsëri nuk ka përgjigje.

Përndryshe, mediet e huaja para do kohësh shkruajtën për relacionet afriste ndërmjet Тrampit dhe Sorosit, si dhe se dy së bashku i kanë festuar Kërshëndellat. Sipas kësaj, parashtrohet pyetja, me kë është i lidhur Sorosi, me Hillarin apo me Trampin?

Këto janë pyetje në të cilat duhet të ofrohen përgjigje ose të vendosen linke deri te analiza dhe qëndrime nga mediet tjera, që pastaj lexuesit të munden vetë të nxjerrin përfundim.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button