Maqedoni, ish kundër-zbuluesit në listat e kandidatëve për deputetë

Partitë politike kanë mbaruar me përpilimin e listave me kandidatë për zgjedhjet e ardhshme më 11 dhjetor, ndërsa në shikim të parë në sy bie fakti që në garën për karrigen e deputetëve u gjetën, si asnjëherë më parë, shumë ish shefa dhe zyrtarë të lartë të policisë sekrete dhe MPB-së, transmeton Portalb.

Kjo ndodh në kohën kur Maqedonia tronditet nga kriza politike që u nis pikërisht nga skandali politik dhe i kundër-zbulimit me publikimin e bombave opozitare, për të cilat dyshohet se janë bërë me porosinë e kryesisë së partisë në pushtet e të realizuar nga DSK.

Ish kundër- zbulues, siç mund të shihet, dominojnë në listat e deputetëve me profil djathtist dhe qendror politik.

Sllobodan Bogoevski

Bartës i listës së “Koalicionit për ndryshime dhe drejtësi” (LD, FRODEM, DEMOS dhe MORO Partia Punëtore) në njësinë e katërt. Nga viti 1989 deri 1995 ishte nën- sekretar i Shërbimit për siguri shtetërore. Ishte pjesë e grupit të “tetë” që në fund të vitit 1980 dhe fillimin e vitit 1990 ishte bartës i ndryshimeve në MPB dhe proceset për pavarësinë e Maqedonisë nga FSRJ. Ishte i dënuar me 2 vite burg në vitin 2013 në rastin “Agjenti” për mashtrime me shitjen e tokës shtetërore.

Pavle Trajanov

Kryetar i Lidhjes Demokratike dhe bartës i listës së koalicionit për ndryshime dhe drejtësi në njësinë e parë zgjedhore. Nga viti 1991 deri 1993 ishte nën- sekretar i Shërbimit për siguri publike (sot Byroja për siguri publike). Është mik i Bogoevskit dhe gjithashtu pjesë e grupit të “tetë”. Nga vitit 1998 deri 1999 ishte ministër i Brendshëm në qeverinë e Lubço Georgievskit.

Lube Boshkovski

Kryetar i Të Bashkuar për Maqedoni dhe ish anëtar i VMRO DPMNE-së. Bartës i listës së Koalicionit VMRO për Maqedoni (VMRO Popullore, Të Bashkuar për Maqedoni dhe Dinjiteti). Ishte zv- drejtor i DSK-së në vitin 1998 deri 2001 ndërsa në 2001-2002 ishte ministër i brendshëm në qeverinë e Lubço Georgievskit gjatë konfliktit të vitit 2001. Ai u gjykua dhe u shpall si i pafajshëm nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për rastet në fshatin Luboten të Shkupit. U arrestua në vitin 2011 ndërsa dhe u dënua për pesë vite për financim ilegal të fushatës zgjedhore.

Johan Tarçullovski

Ish inspektor për përcjellje në shërbimin e sigurisë së presidentit Boris Trajkovski

i dënuar nga Tribunali i Hangës për krime lufte në fshatin Luboten të kryera gjatë vitit 2001

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button