Reagon Katica Janeva kundër akuzave se ajo ka qenë anëtare e LSDM-së

“Në periudhën e fundit lëndë e interesit në shumë media ka qenë, libreza partiake e partisë politike LSDM dhe fletëpagesa për verifikimin e anëtarësisë në të cilën ishte e shkruar emri dhe mbiemri Katica Janeva”, thuhet në reagimin e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), pasi që ditë më parë, disa media proqeveritare pohonin se prokurorja speciale, Katica Janeva, ka qenë anëtare e partisë opozitare LSDM, njofton Portalb.mk.

“Bëhet fjalë për dokumente të pavërteta. Unë asnjëherë s’kam qenë anëtare e partisë politike LSDM, por as nuk kam paguar verifikimin për anëtarësim në këtë parti politike”, deklaroi Janeva.

PSP, apelon deri te mediat, që përpara të publikimit të lajmit paraprakisht t’i kontrollojnë dokumentet dhe informatat, me qëllim që opinioni të informohet saktë. Njëkohësisht, PSP, apelon deri te organet kompetente që ta hetojë keqpërdorimin e të dhënave personale të prokurores speciale, Katica Janeva, pasi që sipas PSP-së, keqpërdorimet e këtilla në periudhën e fundit janë përsëritur. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button